Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbi 400 milionë lekë dëm buxhetit, Prokuroria zbardh akuzat ndaj 4 zyrtarëve të Subashit në Fier
Prokuroria e Fierit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me masat e sigurisë të lëshuara ndaj katër zyrtarëve të lartë në Bashkinë Fierit, ku ka zbardhur dhe akuzat ndaj tyre. Ata akuzohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, teksa më konkretisht bëhet fjalë për zyrtarët e mëposhtëm: Adela Hysenaj, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier, si dhe prej vitit 2022 nënkryetare e Bashkisë Vasil Çeku, drejtor i Drejtorisë së Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore...