“Mbi 40-tat”, poezi nga Sibel Halimi

“Mbi 40-tat”, poezi nga Sibel Halimi

Të gjitha recetat kërkojnë ndryshim,të maskuar, të heshtur, të gdhendur në pritje.Por mbi dyzet, të jesh vetjaështë një akt i vogël rebelimi,një refuzim i ngadalshëmi përsosmërisë që të mbaron.Miratimi fishket,arsyetimi tretet, shterronsi një burim i harruarnë shkretëtirë.Liria s’është shpërthim,por një pajtim i butëme vijat që të rrethojnë,trupi s’është më projekt,mendja nuk pret të riparohet.Të dyja, një terren i hapur,ku e vërteta fton ajrin të hyjë.Thjeshtësimi,jo zbrazëti, por thelbi përqendruar,që mban peshën e kohëspa ulur kokën.Të jesh e pranishme,pa falje, pa lutje,pa retorikë që të zvogëlon.Mbi dyzet, të qenit gruaështë një ujëvarë pyetjeshtë heshtura, e rizbuluar n’ecjedyzetat nuk kërkojnë përgjigje,por hapin...