Mbi 40 gradë, qarku i Fierit me risk të lartë nga zjarret

Mbi 40 gradë, qarku i Fierit me risk të lartë nga zjarret

Qarku i Fierit është me risk të lartë për zjarre në kushtet kur edhe temperaturat po shkojnë mbi 40 gradë Celsius. Në këtë kontekst vlen edhe apeli drejtuar banorëve të zonave bujqësore, që janë të shumta në qarkun e Fierit, që të jenë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve të tokat e tyre. Njoftimi në kohë i rasteve kur konstatohet zjarr nga çdo person është një tjetër element që ndikon në përmasat apo minimizimin e dëmeve në këto ditë të nxehta.
Burimi: Kohajone.com