Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbi 3,7 milionë votues zgjedhin sot Parlamentin e ri! 2,046 kandidatë në garë për 140 mandate. Risi, vota e diasporës
👁4305
Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori, qytetarët që jetojnë brenda vendit dhe ata të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Në zgjedhjet e 11-ta parlamentare që prej vitit 1991, të drejtën e votës sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, nga të cilët 114,642 të rinj do të votojnë për herë të parë. Gjithashtu, edhe 3...