Burimi:
Javanews.al

Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim
👁3868
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka reaguar ndaj sulmit rus me raketa i cili deri më tani ka numëruar mbi 32 të vdekur mes të cilëve dhe 2 fëmijë. “Këtë mëngjes, mizoria ruse goditi përsëri, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë në qytetin e Sumy. Një sulm barbar, i bërë edhe më i poshtër nga fakti se njerëzit ishin mbledhur paqësisht për të festuar të Dielën e Palmave. Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mediat sociale. “Ky përshkallëzim i fundit është një kujtesë...