Mbi 1400 vrasje nga janari, pas shefit të policisë, ekzekutohet duke ngrënë peshk edhe anëtari i këshillit bashkiak

Mbi 1400 vrasje nga janari, pas shefit të policisë, ekzekutohet duke ngrënë peshk edhe anëtari i këshillit bashkiak

Një tjetër akt dhune tronditi qytetin Teocaltiche në Meksikë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak, José Luis Pereira, u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një restorant peshku në një lagje të rrezikshme të shtetit Jalisco. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:57 të së hënës, shkruan A2 CNN. Autoritetet konfirmuan se Pereira kishte ndërruar jetë përpara mbërritjes së personelit mjekësor. Senatori Alejandro Moreno e dënoi “vrasjen e pabesë” në rrjetin X, duke kritikuar paaftësinë e qeverisë federale dhe të Jalisco-s për të mbrojtur qytetarët. Ai kërkoi drejtësi të menjëhershme dhe veprime të ashpra kundër krimit të organizuar, i cili...
Burimi: Javanews.al