Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbi 140 të vrarë në Gaza, drama e palestinezëve eklipsohet nga lufta në Iran
👁4699
Ndërsa vijon pa u ndalur operacioni “Rising Lion” kundër Iranit, Izraeli nuk humb vigjilencën as ndaj armikut tjetër, Hamasit, duke mos i dhënë frymëmarrje popullsisë në Gaza. Të shtënat e artilerisë dhe sulmet ajrore kanë vrarë të paktën 140 vetë rreth enklavës së copëtuar në 24 orët e fundit. Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë në Gaza, mes viktimave përfshihen edhe palestinezë të vrarë në bazë ditore, teksa presin të sigurojnë ushqim në pikat e shpërndarjes së ndihmave. Shumë qytetarë në territor druhen se drama e tyre do të harrohet tani, teksa vëmendja është zhvendosur në luftën ajrore mes...