Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona
Policia Rrugore e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 32 persona dhe ka vendosur mbi 13 mijë gjoba gjatë ditëve të fundit, në kuadër të kontrolleve të kryera në qytet kundër shkeljeve dhe parandalimit të aksidenteve. “Policia Rrugore e Tiranës vijon monitorimin 24/7 të akseve lidhëse dhe me frekuentim të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Fokus i monitorimit kanë qenë dhe automjetet që shkaktojnë zhurma, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në kuadër të këtyre kontrolleve, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor janë arrestuar 32 shtetas, 2 prej tyre tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, pas konstatimit të tyre duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, tha...
Burimi:
javanews.al