Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
👁9146
Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve shkatërrimtare që kanë goditur Nigerinë ditët e fundit. Fillimisht autoritetet raportuan për 21 viktima, por numri është rritur ndjeshëm sot. Mediat lokale raportojnë se situata është përkeqësuar edhe më shumë pas rrëzimit të një dige në zonë. Shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Ibrahim Hussaini, tha se mbi 3 mijë banesa janë përmbytur në dy komunitete. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ujërat që kanë mbuluar lagje të tëra, ndërsa në disa zona duken vetëm çatitë e shtëpive. Në një video...