Mbi 100 banorë në spital, misteri i ujit në Fushë-Arrëz vijon pas 7 ditësh
Kanë kaluar rreth shtatë ditë që nga rasti kur mbi 100 banorë të Fushë-Arrëzit përfunduan në spital, duke shfaqur simptoma të ndryshme. Dyshimet u përqendruan te një problem i mundshëm me ujin e pijshëm, por deri më tani qytetarët ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare. Analizat e ujit, të cilat pritet të sqarojnë nëse ka pasur ndotje, ende nuk janë bërë publike. Në pritje të rezultateve, banorët vijojnë të jenë të shqetësuar dhe, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, po blejnë ujë të ambalazhuar për konsum të përditshëm. Në kushtet kur pasiguria për cilësinë e ujit dhe situatën shëndetësore vijon, Frat Andreas Walterman, famullitar i Fushë-Arrëzit, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të japin sqarime. Ai kërkon që autoritetet përgjegjëse të publikojnë...
Burimi:
kohajone.com