Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbështesim të drejtën e Izraelit për mbrojtjen e qytetarëve”/ Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
👁5333
“Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit”, u shpreh presidenti Bajram Begaj, në konferencën për shtyp pas ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. “Ky konflikt ka pasoja serioze në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet. Po ashtu, i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, përfshirë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore”, tha Begaj. Top Channel