Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbështesim sovranitetin e Teheranit”/ Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Brutal dhe i rrezikshëm
👁8231
Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër përmasë ndërkombëtare, pasi Kina reagoi ashpër ndaj sulmeve të fundit të Izraelit ndaj Iranit. Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, në një bisedë telefonike me homologun iranian Seyed Abbas Araghchi, dënoi me forcë atë që e cilësoi si një shkelje flagrante të sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të Iranit. “Kundërshtojmë me vendosmëri sulmet brutale ndaj zyrtarëve iranianë dhe viktimave civile. Mbështesim Iranin në mbrojtjen e sovranitetit të tij kombëtar dhe të drejtave të tij legjitime”, deklaroi Wang. Ai shtoi se sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane “vendosi një precedent të rrezikshëm që...