Mbappé shënon dhe dëmtohet, rrëzohet në fushë për shkak të dhimbjes në gju. Zidane: “Shenjë aspak e mirë…”

Mbappé shënon dhe dëmtohet, rrëzohet në fushë për shkak të dhimbjes në gju. Zidane: “Shenjë aspak e mirë…”

26 Shtator 2026 7:47 Alfred Lleshi Gol dhe dëmtim për Kylian Mbappé me Francën, në mbrëmjen e debutimit të Zinedine Zidane në pankinën e kombëtares transalpine. Sulmuesi i Real Madridit u dëmtua gjatë goditjes me të cilën shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Turqisë. Ai tentoi të vazhdonte lojën, por pak më vonë u rrëzua në fushë për shkak të dhimbjes në gju. “Gjërat nuk po shkojnë mirë, besoj se do të duhet të kthehet në shtëpi. Ndjeu një dhimbje të fortë në gju kur goditi topin. Nuk është aspak shenjë e mirë”, – deklaroi Zidane. Zinedine Zidane debutoi në pankinën e “gjelave” ndaj Turqisë në “Nations League”. I veshur tërësisht me të zeza, trajneri i ri i “Les Bleus” mbërriti me disa sekonda vonesë...