Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbante armë në garazhin e banesës, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë (Emri)
👁11341
Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi mbante të fshehur armë zjarri në garazhin e tij. Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, Klodjan Dhimo, në rrugën “Teodor Keko”, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për t’i vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli. Grupi hetimor ka nisur punë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së 45-vjeçarit. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale...