Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbahet seanca fillestare për masakrën e Mejës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Gjykimi për këtë rast zhvillohet në mungesë dhe të akuzuarit përfaqësohen nga avokatët e tyre gjatë seancave gjyqësore. Masakra e Mejës ka ndodhur në prill të vitit 1999, kur 370 shqiptarë të Kosovës u vranë. Trupat e tyre më pas u gjetën në tetë varreza masive në Batajnicë të Serbisë. Gjatë seancës fillestare, gjyqtarja Violeta Namani-Hajra, konstatoi se asnjëri nga të akuzuarit nuk është i pranishëm në gjykatore dhe se gjykata nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. “Mbahet gjykimi në mungesë...