Mazniku mbron hartën për 46 bashki: Njerëzit nuk jetojnë në hartë, por aty ku ka rrugë, ujë dhe shërbime
Arbjan Mazniku i cili ka hartuar draftin e PS-së për 46 bashki, ka mbrojtur në Kuvend propozimin për hartën e re territoriale, e cila parashikon bashkimin e 15 bashkive. Për të konsolidimi i njësive vendore nuk duhet parë si zhdukja e bashkive ekzistuese, por si një mënyrë për të rritur kapacitetet dhe përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Duke iu referuar kritikave për shkrirjen e bashkive, Mazniku tha se qytetarët nuk e lidhin jetën e përditshme me kufijtë administrativë, por me shërbimet që marrin në komunitetet ku jetojnë. “Kur bashkohemi, bëhemi më të fortë”, deklaroi Mazniku, duke renditur nevojat konkrete të qytetarëve: rrugë, ujë, ndriçim, pastrim, kanale kulluese, çerdhe, kopshte dhe transport publik. Në fjalën e tij në Kuvend, ministri e cilësoi reformën territoriale të vitit 2014...
Burimi:
kohajone.com