Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mazhoranca s’mbron dot më deputetët? Kushtetuesja ndryshon rregullat e lojës në Parlament
Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e këtij vendimi më 10 korrik, zbulon se më në fund, vetë Gjykata, ka krijuar një mekanizëm çlirues për pakicën parlamentare. Kështu, Gjykata shkruan për herë të parë qartë, se kur 1/10 e deputetëve mendojnë se një deputet duhet të humbasë mandatin, sepse ka përfituar fonde publike, ata vënë automatikisht në lëvizje Parlamentin. E nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese (siç ndodhi dy herë për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinajn), atëherë,...