Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Maturantët përzgjedhin degët, kanë afat deri në datën 3 gusht për raundin e parë të pranimit në universitete
Prej kësaj të marte, maturantët mund të përzgjedhin 10 degët e preferuara përmes platformës U-Albania, një zgjedhje vendimtare për studimet tyre të larta.Në këtë proces, çdo kandidat duhet të vendosë degët duke u bazuar në interesat personale, aftësitë dhe rezultatet e maturës shtetërore. Përzgjedhja do të qëndrojë e hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht, për raundin e parë. Sistemi është automatik, ndaj maturanti fiton në atë degë ku ka rezultatin më të lartë brenda kuotës dhe eliminohet nga të gjitha preferencat e tjera. Pas përzgjedhjes së degëve, maturantët do të jenë në pritje për shpalljen e rezultateve...