Matura Shtetërore 2025/ Manastirliu takim me administratorët e qendrave të provimit

Matura Shtetërore 2025/ Manastirliu takim me administratorët e qendrave të provimit

Në prag të nisjes së Maturës Shtetërore 2025, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me 145 administratorët e provimeve në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes rolin kyç që ata mbajnë në mbarëvajtjen e këtij procesi kombëtar. ”Ju që jeni pjesë e rëndësishme dhe faktor kyç për mbarëvajtjen e një prej proceseve më të rëndësishme të sistemit arsimor, Maturës Shtetërore. Matura Shtetërore është një çertifikatë cilësie për sistemin arsimor, një moment i rëndësishëm për nxënësit tanë, për maturantët, pasi ne kemi mundësi që përmes një testi të unifikuar për lëndët që keni në...
Burimi: Opinion.al