Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 365 nxënës janë mbetës

Matura/ Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 365 nxënës janë mbetës

Dhjetë ditë pas provimit, kanë dalë rezultatet e testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Rezultate e Maturës për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë mund t’i gjeni në këtë link (Kliko Këtu) Sipas të dhënave të Portalit Studentor, rezulton se 365 nxënës kanë ngelur. Nota mesatare është 6.87, nxënës ekselentë janë 29 dhe kalueshmëria ka qenë 98.58%. Në provimin e Gjuhës dhe Letërsisë morën pjesë gati 27 mijë maturantë. Testi kishte 33 pyetje. 20 minuta pasi nisi provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teza doli dhe qarkulloi në Facebook dhe rrjete të tjera sociale. Ministria e Arsimit tha se procesi nuk u cënua.
Burimi: Javanews.al