Burimi:
Telesport.al

Matthäus i jep këshilla publike Kompany: Müller duhet të luajë titullar ndaj Interit, ndryshe…
👁2090
Në vigjilje të sfidës së kthimit mes Interit dhe Bayern Munich, që vlen një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, legjenda gjermane dhe ish-lojtari i të dyja skuadrave, Lothar Matthäus, ka folur për “SkySportDE: “Për Bayernin është një ndeshje me shumë peshë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Prandaj, mendoj se Müller duhet të jetë titullar kundër Interit. Ai duhet të luajë, për mua çdo alternativë tjetër është e pamendueshme. Nëse Kompany nuk e zgjedh Müller dhe gjërat shkojnë keq, atëherë trajneri, që ka bërë një punë të shkëlqyer muajt e fundit, do të përballet me momente të vështira”....