Materialet për Bazën e NATO-s në Kuçovë, “Salillari” shmangu taksat, gjobitet me 5.1 mln euro

Materialet për Bazën e NATO-s në Kuçovë, “Salillari” shmangu taksat, gjobitet me 5.1 mln euro

Pëllumb Salillari TIRANË-Dogana e Durrësit ka gjobitur me 5.1 milionë euro kompaninë “Salillari” për shmangie të taksave të naftës. Vendimi Nr. 626 i autoriteteve doganore ka konstatuar lindjen e një borxhi doganor për shkak të mosrespektimit të procedurave për një sasi prej mbi 1.32 milionë kilogramë karburant, e cila ishte deklaruar nën regjimin e përjashtimit taksues të NATO-s. Sipas dokumentacionit zyrtar të siguruar nga hetimi doganor në Sektorin e Porto Romanos, kompania “Salillari” kishte përfituar një autorizim përjashtimi (Nr. 14695) për importin e materialeve që do të shërbenin ekskluzivisht për projektin e ndërtimit të Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë. Ky status ligjor lejonte që mallrat e përcaktuara për bazën të mos ngarkoheshin me TVSH, akcizë apo taksa doganore. Gjatë kontrolleve të kryera në terren...