Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Materazzi: Titulli kampion për Interin do të ishte si dhuratë që vjen nga qielli
👁11583
Marco Materazzi analizon situatën e titullit në Serie A, teksa dy javë para fundit të sezonit, Napoli i Antonio Contes kryeson me vetëm një pikë më shumë se Interi. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Interit dhe kampion bote me Italinë në vitin 2006, komentoi: “Me një renditje të tillë, kur kanë mbetur vetëm dy javë, një gjë është e sigurt: gjithçka e mirë që mund t’i ndodhë Interit, si titulli kampion, do të ishte si dhuratë që vjen nga qielli. Nuk do të thotë e pamerituar, por krejtësisht e papritur”. Materazzi shtoi: “Në të vërtetë kam...