Mat, Zall Gjoçaj përjeton ‘ferrin’/ Zjarret jashtë kontrollit, kërkohet evakuimi i staneve dhe koshereve të bletëve

Mat, Zall Gjoçaj përjeton ‘ferrin’/ Zjarret jashtë kontrollit, kërkohet evakuimi i staneve dhe koshereve të bletëve

Situata në parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”, vijon të mbetet kritike për shkak të zgjerimit të perimetrit të zjarrit të aktivizuar më shumë se dy javë më parë. Flakët kanë përshkuar dhe djegur rreth 200 HA pyje halore në këtë zone, që nga liqeni i luleve e deri në malin e Dejës. Më kritike situata paraqitet në Zall Gjoçaj ku është kërkuar evakuimi i barinjve, staneve, bagëtisë e bletëve që vendosen në zonë çdo verë. Flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të thepisur malor dhe erës së fortë që fryn prej ditësh. Ndërkohë avioni italian,...