“Maskarallëk politik”/ Rezultatet e rinumërimit, reagon ashpër politologu: Zegjineja “humbi” dhe fitoi sërish mandatin

“Maskarallëk politik”/ Rezultatet e rinumërimit, reagon ashpër politologu: Zegjineja “humbi” dhe fitoi sërish mandatin

I ftuar në një studio televizive, Zekthi e cilësoi këtë akt si një “deformim të trupshëm të vullnetit të qytetarëve” dhe një veprim të motivuar nga interesa politike. Politologu Fitim Zekthi komentoi zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pas daljes fituese me vetëm 10 vota avantazh ndaj Zegjine Çaushit, kandidatja Maldrita Bardho vendosi të tërhiqet, duke i lënë mandatin sërish Çaushit. Fitim Zekthi: “Kjo që ndodhi është një maskarallëk. Nëse një njeri nuk do të marrë mandatin, nuk hyn fare në zgjedhje. Zgjidhen deputetë...
Burimi: Sot.com.al