“Maskaradë…!”- Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë të na thoshin se vendimi është sekret! Burgjet të tregojnë autorizimin e Kryeministrit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila e cilësonte transferimin e tij të beftë nga IEVP Durrës në burgun e Fierit si sekret shtetëror. Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se kjo është një përpjekje për t’i mohuar atij të drejtën për ta kundërshtuar këtë vendim. Ai kërkon që t’i vendoset në dispozicion autorizimi i Kryeministrit që autorizon Drejtorinë e Burgjeve si autoritet klasifikues. Postimi i Erion Veliajt: “Transferimi në burgun e Fierit, Veliaj: U deshën 31 orë. U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret! Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur,...
Burimi:
javanews.al