Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Maska mediatike e Edi Ramës parapërgatit prishjen e RTSH dhe një shesh të ri ndërtimi dhuratë për oligarkët…
Një plan i errët po shpaloset pas kuintave të propagandës qeveritare dhe sinjalin e parë e dha dje pikërisht Baton Haxhiu, i njohur gjerësisht si zëdhënësi mediatik i kryeministrit Edi Rama. Në një letër publike drejtuar Enit Vasilit, e cila ka marrë së fundmi drejtimin e RTSH-së, Haxhiu i kërkon asgjësimin e institucionit më të vjetër mediatik në vend, nën justifikimin e një “rilindjeje të domosdoshme”. Por pas kësaj thirrjeje për “shok institucional”, qëndron një skenar shumë më i thellë: rrafshimi i godinave historike të RTSH-së dhe transformimi i truallit të tij në një shesh ndërtimi për kullat e radhës...