Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Maska
Poezi nga Willam Butler Yeats “Hiqe atë maskë me ar të shkrirë Me sy smerald!” “Oh jo, i dashur, ti do të bëje mirë ta gjeje a është zemra e urtë e zjarrt’ dhe ende e pangrirë.” “Do ta zbuloj çka pas saj ndryhet, Dashuri a mashtrim.” “Qe maska ajo q’e bëri mendjen të t’mpihet Dhe t’rrahurave t’zemrës dha kumbim, Jo ajo çka pas saj fshihet.” “Po se mos jemi armiq ne dy, Këtë m’duhet vesh ta marr.” “Oh jo, i dashur, lëri ato tani, Ç’na duhen kur ka kaq zjarr Në mua dhe në ty?” Përktheu Ag Apolloni/KultPlus.com