Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mashtruesit përdorën inteligjencën artificiale për t’u shtirur si Rubio dhe telefonuan ministra të Jashtëm dhe anëtarë të Kongresit
Një rast i ri mashtrimi dixhital me përdorim të inteligjencës artificiale (AI) ka ngritur shqetësime serioze në qarqet politike të Shteteve të Bashkuara. Persona të panjohur, duke përdorur software të AI-së, kanë imituar zërin dhe stilin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të komunikuar përmes mesazheve zanore dhe tekstuale me ministra të Jashtëm, një guvernator amerikan dhe një anëtar të Kongresit. Sipas një zyrtari të lartë amerikan dhe një raporti konfidencial që citohet nga Washington Post, autoritetet dyshojnë se qëllimi ishte të manipuloheshin zyrtarët për të marrë qasje në informacione të ndjeshme apo llogari të rëndësishme. Ngjarja filloi...