Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mashtron babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, arrestohet 28-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij
Një 28-vjeçar nga Kavaja ka inskenuar rrëmbimin e tij për të mashtruar babain dhe për të përfituar para prej tij. Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar në flagrancë si autorin kryesor të inskenimit, ashtu edhe bashkëpunëtorin që kishte marrë përsipër marrjen e shumës së kërkuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasve L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari kishte mashtruar babain e tij, B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej...