Mashtrimi/ I riu francez boshatisi llogaritë bankare të qindra shqiptarëve! Arrestohet në një bankomat në Tiranë

Mashtrimi/ I riu francez boshatisi llogaritë bankare të qindra shqiptarëve! Arrestohet në një bankomat në Tiranë

Një 23 vjeçar nga Franca u arrestua pasi akuzohet për mashtrime online me qëllim vjedhjen e parave të qindra qytetarëve shqiptarë.  Operacioni u kodua  “MISLEADING MESSAGES”,  Si vepronte?  I riu dërgonte mesazhe të rreme në celularët e qytetarëve në Shqipëri, duke u paraqitur si një bankë. Përmes një linku mashtrues, kërkonte që viktimat të plotësonin të dhënat e tyre bankare. Pasi i merrte këto të dhëna, ai përfitonte akses në llogaritë bankare të tyre dhe tërhiqte para nëpërmjet bankomatëve apo aplikacioneve bankare, të instaluara në celulare, informon policia. "Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë' informoi sot policia.    Si ndodhi arrestimi?...
Burimi: Syri.net