Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare
👁8571
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme që vinin në emër të Postës Shqiptare. Sipas AKSK-së, domaini i dyshuar është raportuar dhe i është dërguar për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Fushata mashtruese përbën një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, në mënyrë të ngjashme me rastet e mëparshme që janë shënuar në vend, raporton autoriteti. Njoftimi Autoritetit për Sigurinë Kibernetike Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha...