Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Masat e sigurisë/ Mbërrijnë nën masa të rrepta sigurie në gjykatën Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët
👁8136
Dalin sot para gjykatës së Durrësit Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerët, të cilët u arrestuan dy ditë më parë teksa po drekonin në një restorant në Gjirin e Lalzit. Bëhet fjalë për Xhevdet Plakun, i cili ishte arratisur nga burgu në Itali, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega). Ata kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie me praninë edhe të FNSH. Xhevdet Plaku që njihet me nofkën ‘Kiss’ nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar...