Masakra mjedisore e ‘AlbChrome’! Prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm
vendimi ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar qindra ton mbetje të dyshuara si të rrezikshme në uzinën e AlbChrome, në kuadër të dosjes hetimore ndaj firmës koncesionare. Sipas dokumenteve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit, sekuestrimi është kryer për një sasi të konsiderueshme prej rreth 300 tonësh mbetje, të cilat do të shërbejnë për vërtetimin e rrethanave dhe fakteve objekt të hetimit penal. Vendimi për sekuestrimin është marrë më 5 nëntor nga kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe dy prokurorët Jonida Allushi dhe Vasjana Postol. "Pasi u njohëm me aktet e procedimit penal, si këqyrja e vendit të ngjarjes shoqëruar me tabelë fotografike, si dhe për nevojat e hetimit të këtij procedimi penal, çmojmë se është i nevojshëm sekuestrimi i provës materiale të sasisë prej rreth 300...
Burimi:
zeri.ai