Masakra e Vakëfit – Rrëmbimi, torturat dhe ekzekutimi barbar! Misteri i krimit që tronditi Beratin në 1997! Kush janë vrasësit?

Masakra e Vakëfit – Rrëmbimi, torturat dhe ekzekutimi barbar! Misteri i krimit që tronditi Beratin në 1997! Kush janë vrasësit?

Një rrëmbim në mes të trazirave të 1997-ës, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër që vazhdon të rëndojë mbi familjen Pema. Gati 30 vite më pas, detajet e një prej krimeve më të rënda të asaj kohe rikthehen në dritë me pyetjen që mbetet e njëjtë, kush janë vrasësit? Gjithçka ndodhi në qershorin e vitit 1997 kur Eduard Pema dhe Arjan Avdullai u morën me forcë nga persona të armatosur. Sipas dëshmive të dhëna nga nëna dhe vëllai i Eduard Pemës, por dhe referuar dëshmive të dhëna gjatë seancave gjyqësore, të rinjtë u dërguan në një garazh, ku u lidhën dhe u torturuan. Ronaldo Pema, vëllai i viktimës atëherë vetëm 14 vjeç, tregon se pa me sytë e tij të...