Masakër në një bar në SHBA! Katër persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në Montana, autori në arrati

Masakër në një bar në SHBA! Katër persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në Montana, autori në arrati

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e vogël të Anacondës në Montana, SHBA, ku të paktën katër persona humbën jetën pasi një burrë hapi zjarr në një bar lokal. Departamenti i Drejtësisë së shtetit konfirmoi se i dyshuari për këtë akt të rëndë është Michael Paul Brown, 45 vjeç, një ish-ushtar që banonte pranë vendngjarjes. Ai është shpallur në kërkim dhe besohet të jetë i armatosur, duke përbërë ende një rrezik për publikun. Autoritetet deklaruan se shtëpia e tij u kontrollua nga një ekip i specializuar SWAT, por pa rezultat. Sipas raportimeve, Brown është parë për herë të fundit në...