Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë, dyshohet se shkak është konkurrenca mes guidave të turistëve

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë, dyshohet se shkak është konkurrenca mes guidave të turistëve

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Malin e Llogarasë, në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mbi këto kafshë të pambrojtura. Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër prej kuajve kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa pjesa tjetër ndodhet e fshehur nëpër pyll disa të plagosur e disa në nevojë urgjente për veterinerë. Deri më tani pronarët nuk kanë arritur t’i lokalizojnë kuajt pasi janë të traumatizuar të qelluar. Burime nga zona bëjnë me dije se motivi mund të lidhet me konkurrencën ose konflikte mes pronarëve që zhvillojnë guida me kuaj. Disa prej kafshëve të qëlluara ishin të lira në pyjet...