Masakër në Malin e Llogarasë/ Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

Masakër në Malin e Llogarasë/ Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën malore të Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu, në një akt barbar që ka shkaktuar indinjatë të madhe në publik. Sipas denoncimeve të pronarëve dhe aktivistëve, katër kuaj kanë ngordhur menjëherë nga plagët e marra, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër pyll – disa të plagosur, e disa në gjendje të rëndë që kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Gropat e Pirit, në kufi mes Dukatit dhe Llogarasë, dhe dyshohet se autorët janë persona që përdorin armë gjahu, ndoshta gjuetarë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të paligjshme. Pronarët e kuajve, ende të tronditur, nuk kanë mundur t’i lokalizojnë të gjithë kafshët, pasi shumë prej tyre ndodhen...