Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakër në Austri! Pesë të vrarë në një sulm me armë brenda shkollës në Graz
👁12910
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë. Lajmi është raportuar nga media austriake “Kronen Zeitung”. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën. Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Brenda godinës janë dëgjuar disa të shtëna, dhe menjëherë është dhënë alarmi. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi motivet...