Masa e SPAK e gjeti në Prishtinë/ Vlora Hyseni u vetëdorëzua në pikën kufitare të Morinës

Masa e SPAK e gjeti në Prishtinë/ Vlora Hyseni u vetëdorëzua në pikën kufitare të Morinës

vlora Hyseni Vlora Hyseni ndodhej në Prishtinë kur u bë publik vendimi për masën e sigurisë ndaj saj dhe pas qëndrimit në Kosovë ka kontaktuar autoritetet atje për të vijuar procedurat e kthimit në Shqipëri. Sipas të dhënave, ish- drejtuesja e SHISH ka kaluar kufirin në pikën e Vërmicës dhe më pas është marrë nga autoritetet shqiptare në Morinë rreth orës 19:00. Mësohet se gjatë ditës Hyseni ndodhej në Prishtinë. Pasi ka mësuar se autoritetet shqiptare kishin kërkuar ndihmën e palës kosovare për të verifikuar nëse ajo ndodhej në territorin e Kosovës ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar shoqërim drejt pikës kufitare. Hyseni ishte kthyer në Kosovë pas përfundimit të vizitës në Baku të Azerbajxhanit. Më pas sipas informacioneve paraprake, ajo ka kërkuar...