Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.Ish-kryeministri kishte ankimuar masën që caktoi ndaj tij gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi në 5 janar të këtij viti. Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Berishës, i cili kërkonte heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.Berisha, i cili po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, është urdhëruar që të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë SPAK, të hënë e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Burimi: Opinion.al