Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. Sipas burimeve mësohet se ankimi është depozituar nga avokatët e Metës pranë Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kujtojmë se Meta po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që kreu i PL-së i ka mohuar këto akuza dhe i ka cilësuar si politike.