Masa e arrestit ndaj Vlora Hysenit, Balliu-Ramës: Mos prit arrestimin tënd, jep dorëheqjen!
Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas masës së arrestit ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Balliu akuzon kryeministrin Rama për qëndrim antishtetëror, antikombëtar dhe hipokrit, duke e lidhur çështjen me sigurinë kombëtare dhe krimin e organizuar. ‘Kjo ngjarje është kulmi historik i narkoshtetit të Ramës. Mos prit arrestimin tënd. Jep dorëheqjen!’, shkruan Balliu. Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu: Rama mban qëndrim antishtetëror, antikombëtar dhe hipokrit ndaj masës së arrestit ndaj Vlora Hysenit. Kjo ngjarje është kulmi historik i narkoshtetit të Ramës. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare, me thellësinë e krimit dhe me ekzistencën e karteleve të drogës. Mos prit arrestimin tënd. Jep dorëheqjen!
Burimi:
syri.net