Masa, detyrim paraqitje/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Veshjen me të zeza, jo se kam ndonjë gjë të keqe…

Masa, detyrim paraqitje/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Veshjen me të zeza, jo se kam ndonjë gjë të keqe…

Është paraqitur ditën e sotme në SPAK, Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje, Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme. Gjatë hyrjes në prokurori ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte pasi u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza. “Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.
Burimi: Sot.com.al