Martini me tre të dëmtuar, rrezikojnë edhe sfidën e kthimit të Vllaznisë

Martini me tre të dëmtuar, rrezikojnë edhe sfidën e kthimit të Vllaznisë

Te Vllaznia momentalisht përveç rezultatit 0-1 të ndeshjes së parë kundër Daugavpils, duket se shqetësojnë edhe lëndimet e futbollistëve. Në 90 minutat e para kundër letonezëve nuk zbritën në fushë Jazxhi dhe Mala për shkak të shqetësimeve fizike. Me të parin që nuk ishte as në stol në këtë duel e teksa prizrenasi me “sforco” u aktivizua në minutën e 73-të duke zëvendësuar Salën. U dallua qartazi që ish-futbollisti i Partizanit nuk ishte në formën më të mirë fizike. Pavarësisht se nga cilësitë që mbart, 26-vjeçari arriti të krijonte 2-3 raste me vertikalizimet e tij për shokët e skuadrës. Përveç...
Burimi: Argjiroja.net