Martini “fsheh” kuqeblutë, stërvitje e blinduar për Vllazninë në Golem

Martini “fsheh” kuqeblutë, stërvitje e blinduar për Vllazninë në Golem

Vllaznia është në përgatitjet e fundit para debutimit zyrtar në sezonin 2025-’26, ku shkodranët do ta “çelin” edicionin me ndeshjen e “Conference League” përballë Daugavpils. Ekipi nga Letonia, ndaj të cilit do të ndeshen ditën e enjte në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Pikërisht para këtij dueli, serioziteti dhe përqendrimi është maksimal në kampin kuqeblu. Kjo dallohet edhe nga stërvitja e ditës së hënë, të cilën 9 herë kampionët e vendit e kanë zhvilluar në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Kështu, Vllaznia ka vendosur të zhvillojë këtë seancë stërvitore me dyer të mbyllura dhe larg syve kureshtarë. Ndryshe nga...
Burimi: Argjiroja.net