No Image Available

Marta Kos: Serbia s’ka përparim drejt BE-së pa sanksione ndaj Rusisë

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do të përballet me vështirësi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk përafrohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Unionit, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe luftës në Ukrainë. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia mund të anëtarësohet në BE pa vendosur sanksione ndaj Rusisë, Kos theksoi se përafrimi me qëndrimet e Unionit për çështjet strategjike është i rëndësishëm për përparimin në procesin e integrimit evropian. “Nuk do të jetë e mundur që një vend që nuk përafrohet me ne për çështje me interes strategjik, siç janë politika e jashtme dhe ajo e sigurisë, përkatësisht lufta e përbashkët kundër Rusisë, veçanërisht në kontekstin e luftës ruse në Ukrainë, të përparojë. Kjo...