Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm

Marta Kos: Rruga e Kosovës drejt BE-së kalon përmes dialogut e jo hapave të njëanshëm

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë të martën në një debat në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian se Komisioni është i gatshëm të përpilojë mendimin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në BE kur Këshilli të kërkojë një gjë të tillë. Por ka nënvizuar nevojën që Kosova të formojë sa më shpejtë institucionet e saja dhe të ketë parasysh se përparimi drejt BE-së lidhet me dialogun me Serbinë. “Në Kosovë, pas zgjedhjeve të shkurtit, është esenciale që shpejt të formohen institucionet dhe të lëvizet përpara me reformat kyçe në drejtësi, media dhe administratën...