Marta Kos paralajmëron Serbinë: Glorifikimi i Mlladiqit nuk ka vend në BE
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, mbajti një fjalim në Forumin Strategjik të Bledit, ku foli për vdekjen e Ratko Mlladiqit, glorifikimin e kriminelit të luftës dhe planet e Serbisë për varrosjen e tij me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore. Në fjalimin e saj, Kos theksoi se Ratko Mlladiqi ishte një kriminel lufte i dënuar, i cili po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Srebrenicë. ‘Glorifikimi i Ratko Mlladiqit si kriminel lufte është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend në Bashkimin Evropian, e as në vendet që synojnë të bëhen pjesë e unionit. Shpresoj që qeveria në Beograd ta kuptojë se çfarë është në lojë’, tha komisionerja para gazetarëve në...
Burimi:
syri.net