Marrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë: Digjen 11 shtëpi dhe kisha në Senicë

Marrin përmasa alarmante zjarret në Delvinë: Digjen 11 shtëpi dhe kisha në Senicë

Një zjarr që fillimisht dukej i lehtë për t’u menaxhuar në zonën e Kalasë në Delvinë, ka marrë përmasa alarmante duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fshatin Senicë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, kanë përfshirë 11 shtëpi dhe kanë shkrumbuar kishën 200-vjeçare të Shën Dhimitrit, një monument kulture i kategorisë së parë. Forcat zjarrfikëse janë përpjekur ta vendosin situatën nën kontroll, por puna e tyre është vështirësuar nga terreni i thepisur dhe malor. Infrastruktura e dobët e fshatit ka ndikuar negativisht në ndërhyrjen e shpejtë, pasi rrugët e ngushta kanë penguar hyrjen e automjeteve zjarrfikëse në afërsi...